Rreth nesh

Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”

Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” është një organizatë rinore që punon për të forcuar zërin, pjesëmarrjen dhe ndikimin e të rinjve në komunitet dhe në politikat publike. Organizata u krijua zyrtarisht më 20 korrik 2018, ndërsa puna e rrjetit nisi në mënyrë joformale në vitin 2014, me synimin për të mobilizuar, integruar dhe fuqizuar potencialin rinor përmes ndërgjegjësimit, informimit, advokimit dhe lobimit në fusha si arsimi, kujdesi, shëndetësia dhe punësimi.

Sot, Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” bashkëpunon me partnerë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të ndërtuar programe që vendosin të rinjtë në qendër të zhvillimit social. Organizata ka krijuar partneritete të qëndrueshme dhe kontribuon në nisma që lidhen me shëndetin, arsimin, barazinë gjinore, punësimin, pjesëmarrjen rinore dhe ndërtimin e shoqërive paqësore e gjithëpërfshirëse.

Rrjeti përbëhet nga 21 organizata rinore dhe 2 klube rinore, të angazhuara në fusha si shëndeti seksual dhe riprodhues, arsimi, shërbimet sociale dhe shëndetësore, të drejtat e njeriut, puna në komunitet dhe mbështetja për grupet e margjinalizuara.

“Ne besojmë në më shumë zë, më shumë pjesëmarrje dhe më shumë hapësira reale ku të rinjtë mund të ndikojnë.”

Themelimi

Veprimtaria nisi në vitin 2014 dhe organizata u krijua zyrtarisht në vitin 2018.

Rrjeti

21 organizata rinore dhe 2 klube rinore të angazhuara në veprim lokal dhe kombëtar.

Angazhimi

Punë në arsim, shëndet, të drejta të njeriut, barazi gjinore dhe pjesëmarrje rinore.

0 +
Projekte
0 +
Evente
2000 +
Te rinj te arritur
en_USEnglish
Skip to content