Search
Close this search box.

Rrjeti i organizatave Zeri i te Rinjve

Me shume ze per te rinjte

Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Jemi të kënaqur të njoftojmë publikimin e “Udhëzuesit për Paqtuesit e Rinj për të Trajtuar Narrativat e Dëmshme”, i përkthyer dhe kontekstualizuar nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të rinve”. Ky udhëzues, fillimisht i prodhuar nga United Network of Youth Peacebuilders (UNOY) u sollë në gjuhën shqipe në kuadër të projektit “Rethinking Youth (ReYouth) – Youth Tackling Harmful Narratives” , i mbështetur nga UNOY dhe IREX, i është në dispozicion në shqip, duke ofruar mbështetje të plotë për komunitetin tonë.

Rreth Udhëzuesit:

Ky udhëzues është një dokument bashkëpunues që konsolidon punën dhe kontributin e 11 anëtarëve të UNOY që morën pjesë në programin e zhvillimit të kapaciteteve të UNOY-it në vitin 2022. Ky program, i fokusuar në promovimin e shoqërive paqësore dhe kohezive në Evropë, ndriçon çështjet kryesore në lidhje me narrativat e dëmshme dhe ofron mjete për trajtimin e tyre në mënyrë efektive.

Veçoritë Kryesore:

  • Përkufizime dhe kontekst: Udhëzuesi ofron qartësi mbi terma si dezinformimi, keqinformimi, gjuha e urrejtjes dhe narrativat e dëmshme, duke shpjeguar implikimet e tyre për ndërtuesit e paqes dhe shoqërinë në përgjithësi.
  • Metodologji praktike: Një qasje hap-pas-hapi ndihmon paqtuesit e rinj të krijojnë fushata që promovojnë narrativa alternative, përfshirë strategjitë për luftimin e narrativave të dëmshme dhe nxitjen e angazhimit pozitiv.
  • Aplikime në jetën reale: Udhëzuesi përfshin studime rasti nga anëtarët e UNOY, duke treguar se si të zbatojnë efektivisht metodologjitë e tij. Ai gjithashtu përfshin mjete dhe burime për monitorimin dhe matjen e suksesit të fushatave.

Bashkëpunimi dhe mbështetja:

Përkthimi dhe kontekstualizimi i këtij udhëzuesi nga YVNO përputhet me misionin tonë për të mbështetur angazhimin e të rinjve, ndërtimin e paqes dhe shoqëritë kohezive. Ftojmë paqtuesit e rinj të tjerë, organizatat e udhëhequra nga të rinjtë dhe aleatët që të përdorin këtë udhëzues, ta ndajnë atë në rrjetet e tyre dhe të bashkohen me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar narrativat e dëmshme dhe për të promovuar shoqëri paqësore.

Për më shumë informacion dhe për t’u përfshirë, ju lutemi kontaktoni në network@unoy.org

Shkarkoni udhëzuesin:The Young Peacebuilders’ Guide To Tackling Harmful Narratives.Albanian Version

Publikuar se fundmi

bashkohuni me Komunitetin!

na ndiqni ne social media

bashkohuni me Komunitetin!

Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.

KËRKESË PËR OFRUES SHËRBIMESH

Projekti: Dojo Animation Afati: 24 Gusht 2023 Qëllimi i kompanisë: Të ofrojë shërbime si regjinë dhe skenarin, bazë muzikore dhe animim 2D, xhirim dhe montazh të shfaqjes, dhe loja e dy aktorë teatri për të realizuar teatër multimedial në kuadër të  mbështetjes për idenë inovatore “Teatri Multimedial me titull “Babo kujton Gjenocidin në Luftën e Dytë Botërore” mbështetur nga UNFPA Albania në kuadër të projektit “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (A regional United Nations

Thirrje për Pozicion:Koordinator Projekti (part-time)

Përshkrimi i punës Koordinatori i Projektit është një pozicion pjesë e stafit të brendshëm të Organizatës. Fokusi kryesor i punës së koordinatorit qëndron në sigurimin e efektivitetit në menaxhimin e projekteve duke ofruar rezultatet e duhura teknike, operative, financiare dhe administrative gjatë ndjekjes së zhvillimit të projektit përmes monitorimit, vlerësimit dhe raportimit gjatë çdo faze të tij. Koordinatori i Projektit do të punojë nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv dhe do të jetë përgjegjës për implementimin

UNFPA Project

Ky eshte nje projekt i unfpa-se dhe yvno

en_USEnglish