Search
Close this search box.

Rrjeti i organizatave Zeri i te Rinjve

Me shume ze per te rinjte

Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Jemi të kënaqur të njoftojmë publikimin e “Udhëzuesit për Paqtuesit e Rinj për të Trajtuar Narrativat e Dëmshme”, i përkthyer dhe kontekstualizuar nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të rinve”. Ky udhëzues, fillimisht i prodhuar nga United Network of Youth Peacebuilders (UNOY) u sollë në gjuhën shqipe në kuadër të projektit “Rethinking Youth (ReYouth) – Youth Tackling Harmful Narratives” , i mbështetur nga UNOY dhe IREX, i është në dispozicion në shqip, duke ofruar mbështetje të plotë për komunitetin tonë.

Rreth Udhëzuesit:

Ky udhëzues është një dokument bashkëpunues që konsolidon punën dhe kontributin e 11 anëtarëve të UNOY që morën pjesë në programin e zhvillimit të kapaciteteve të UNOY-it në vitin 2022. Ky program, i fokusuar në promovimin e shoqërive paqësore dhe kohezive në Evropë, ndriçon çështjet kryesore në lidhje me narrativat e dëmshme dhe ofron mjete për trajtimin e tyre në mënyrë efektive.

Veçoritë Kryesore:

  • Përkufizime dhe kontekst: Udhëzuesi ofron qartësi mbi terma si dezinformimi, keqinformimi, gjuha e urrejtjes dhe narrativat e dëmshme, duke shpjeguar implikimet e tyre për ndërtuesit e paqes dhe shoqërinë në përgjithësi.
  • Metodologji praktike: Një qasje hap-pas-hapi ndihmon paqtuesit e rinj të krijojnë fushata që promovojnë narrativa alternative, përfshirë strategjitë për luftimin e narrativave të dëmshme dhe nxitjen e angazhimit pozitiv.
  • Aplikime në jetën reale: Udhëzuesi përfshin studime rasti nga anëtarët e UNOY, duke treguar se si të zbatojnë efektivisht metodologjitë e tij. Ai gjithashtu përfshin mjete dhe burime për monitorimin dhe matjen e suksesit të fushatave.

Bashkëpunimi dhe mbështetja:

Përkthimi dhe kontekstualizimi i këtij udhëzuesi nga YVNO përputhet me misionin tonë për të mbështetur angazhimin e të rinjve, ndërtimin e paqes dhe shoqëritë kohezive. Ftojmë paqtuesit e rinj të tjerë, organizatat e udhëhequra nga të rinjtë dhe aleatët që të përdorin këtë udhëzues, ta ndajnë atë në rrjetet e tyre dhe të bashkohen me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar narrativat e dëmshme dhe për të promovuar shoqëri paqësore.

Për më shumë informacion dhe për t’u përfshirë, ju lutemi kontaktoni në network@unoy.org

Shkarkoni udhëzuesin:The Young Peacebuilders’ Guide To Tackling Harmful Narratives.Albanian Version

Publikuar se fundmi

bashkohuni me Komunitetin!

na ndiqni ne social media

bashkohuni me Komunitetin!

Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.

Aplikoni tani për Akademinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve – Një Mundësi e Paharrueshme për të Rinjtë!

Aplikoni tani për Akademinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve – Një Mundësi e Paharrueshme për të Rinjtë! Për të gjithë të rinjtë e talentuar të moshës 17-26 vjeç, ka ardhur koha për të nisur një rrugëtim të shkëlqyer drejt ndryshimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Organizata “Albanian Human Rights Group”, në bashkëpunim me UNFPA-n dhe koordinimin e “Rrjetit Zeri i te Rinjve”, këtë vit shënon edicionin e

en_USEnglish