Search
Close this search box.

Rrjeti i organizatave Zeri i te Rinjve

Me shume ze per te rinjte

Kontakto

Per te marre me shume informacion rreth punes se Rrjetit "Zeri i te Rinjve" jeni te lutur te na kontaktoni nepermjet kesaj forme ose ne rrjetet tona sociale
ADRESA
Rruga “Bulevardi Bajram Curri”, Nd. 280, H5, Ap.4, Tiranë 1015
EMAIL
albyouthvoice@gmail.com
TEL
+355 69 5737084

SOCIAL MEDIA

Pyetjet me te shpeshta

Pyetjet me te shpeshta te derguara nga te rinjte

 
Jeni në vendin e duhur , aty ku cdo i ri nuk ndihet I ndrojtur për të thënë problemet e tij .
Youth Voice Network of Organizations do të të jetë vendi ku cdo I ri do të gjejë informacionet e nevojshme për cdo gjë që e shqetëson ne lidhje me këtë temë . 
Pikë së pari është shumë e rëndësishme që cdo I ri të ketë informacionin e nevojshëm për cdo temë dhe sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin dhe trupin e saj/tij . Dija është celësi I zgjidhjes së cdo problemi.
Por ku mund të drejtohet një I ri nëse papritur shfaq një problem që lidhet me shëndetin e tij Seksual dhe Riprodhues?
a.     Mjeku I familjes – Ata duhet të jenë miqësor me të rinjtë të cilët duhet të krijojnë dhe besim tek Mjeku I tyre. Mjeku I familjes do t’ju referoj te mjeku specialist nëse keni një problem serioz.
b.     Klinikat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues – Ekzistojnë disa klinika që ofrojnë shërbime të ndryshme . Disa klinika janë shtetërore ,disa të tjera private  ,por ka dhe klinika qe janë hapur nga organizata të mëdhaja qe ofrojnë shërbime për grupe të marginalisuara apo të rinjë pa mundësi falas.
c.      Farmacia – në shumë raste mund të jetë kontakti i parë për një person dhe shpeshherë të jep informacion te nevojshëm dhe të drejton ku duhet te shkosh .
d.     Klinikat e planfikimit familjar – pranë materniteteve
e.     Organizata te ndryshme që kanë në fokus Shëndetin Seksual dhe riprodhues
f.       Instituti i Shëndetit Publik – Në rastet kur dyshohesh per infektim me IST.

Boom! Sot do të flasim për një temë mjaft serioze, por ne do ta mbajmë atë cool dhe interesante për ju:. Mos u largoni  sepse çdo informacion mund të jetë i dobishëm per ju dhe bashkëmoshatarë tuaj .

Mos-përdorimi i masave mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale mund të sjellë disa pasoja, përfshirë:

1.Risk të  shtuar për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST):

Infeksione Virale :HIV , Hepatiti , Herpes simplex, Human Papilloma Virus ( HPV)  që shkatkojnë sëmundje të pakurueshme .                                                                             Infeksione Bakteriale : Sifilizi, Gonorrea , Klamidia ,Trikomoniasis që shkaktojnë sëmundje të kurueshme.

Kujdes! Masa mbrojtëse e vetme që të mbron nga IST ështe kondomi( prezervativi ) mashkullor ose femëror .

2.Shtazania  e Papritur: Nëse mos-përdorimi i masave mbrojtëse ndodh mes partnerëve të seksit të kundërt, ka mundësi të lartë për shtatzani të papritur ose të paqëllimshme.

3.Komplikacionet e Shtatzanisë dhe Abortit: Nëse një shtatzani e papritur ose e paqëllimshme  ndodh, mund të ketë nevojë për abort, i cili mund të sjellë komplikime të ndryshme shëndetësore, si infeksionet, hemorragjia, dhe probleme në shtatzanitë e ardhshme.

4.Probleme të Shëndetit Mendor: Pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, problemet  mendore si stresi, ankthi, depresioni , mund të ndodhin për shkak të frikës ndaj IST ose shtatzanisë së papritur.

Asnjëri nuk do donte ti ndodhte dicka nga këto më sipër ,apo jo !?  Pra nese jeni duke kryer marrëdhënie përdorni masat mborjtëse gjithmone , Mos i neglizhoni asnjëherë të vetme . Të bësh dicka të tillë tregon zgjuarësi , është njësoj si kur hipën në makinë dhe vendos rripin e sigurimit sa herë ulesh . Ti je duke mbrojtur veten dhe partnerin tënd njëkohësisht.

Okejj, Le të jemi pak serioz .

Çfarë është HIV?

Virusi i Imunodeficinces Humane  është një virus që sulmon sistemin imunitar të trupit të njeriut duke e lënë pa një system mbrojtës ( Imagjinoni një shtet pa polici)

Kjo e bënë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet e ndryshme ( si psh nje nje grip stinor, nje infeksion urinar banal apo infeksione të tjera që për njerëz të pa infektuar nuk janë të rrezikshme )

Nësë HIV nuk trajtohet zhvillohet SIDA ( Sëmundja Imunodeficitare e fituar ) që ështe faza e fundit e infeksionit ku Sistemi Imunitar është shkatërruar totalisht sa që nuk mbrohet dot kundër asnjë sëmundje .

HIV në të shumtën e rasteve është I fshehur dhe misterioz.

Kjo nuk është aspak dicka e mirë . Njerëzit mund të infektohen me HIV dhe per shumë kohë mund të mos kenë asnjë simptomë të vetme .                                                                                   Mirëpo, në fazat e hershme pas infeksionit, disa njerëz mund të përjetojnë simptoma që ngjajnë me ato të gripit 2-4 javë pas infeksionit .  Kjo mund të përfshijë lodhje, dhimbje muskulore, kollë, ethe, dhimbje koke, gjuha e skuqur, rrufë, dhimbje bajamesh , humbje peshe dhe diarre. Këto simptoma mund të zgjasin disa ditë ose disa javë .Por këto simptoma mund të jenë aq të lehta saqë shumë njerëz nuk i vërejnë ato ose i atribuojnë ato ndonjë sëmundjeje tjetër.

Fazat e HIV -it :

1.     Faza e parë : Infektimi akut me HIV.

Të infektuarit janë tepër infektues për të tjerët dhe simptomat mund të jenë ato pseudogripale ose pa simptoma fare .

Kujdes! Nësë keni simptomat e mësipërme dhe dyshoni që keni rënë në kontakt me HIV duhet te testoheni menjëherë .

 

2.     Faza e dytë:Infektimi kronik me HIV .

Të infektuarit gjatë kësaj faze  zakonisht nuk kanë asnjë simptomë të dukshme. Kjo fazë mund të zgjasi deri ne 10 vite .Personi është transmetues I vitusit tek të tjerët .Pa u trajtuar kjo faze mund të kaloj në fazën e tretë që ështe SIDA.

 

3.     Faza e tretë : SIDA ( Sindromi i imunodeficencës së fituar ).

Infektimi me Infeksione Oportuniste .

Përfundimisht…

Së pari dhe më kryesorja, HIV dhe SIDA  duhen parandaluar me çdo kusht! Kjo do të thotë të përdorësh mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe të bësh teste rregullisht për HIV, sidomos nëse je seksualisht aktiv. Kujdesuni për veten dhe partnerin tuaj – jeto gjatë dhe shëndetshëm, dhe MOS HARRO të lexoni informacionet tona që janë posacërisht për ju , Të Rinjtë .

Yo,Nje pyetje shumë interesante ! Le të shohim më poshtë disa “Tips” të vlefshme për pyetjen tuaj .

 

Përgjigja më ë mirë për këtë pyetje është vetë pyetja . Pra KOMUNIKIMI . Për cdo gjë duhet të ketë komunikim midis partnerëvë .Në fillim mund të jetë pak e cuditshme por më besoni që është shumë e rëndësishme . Hap i i parë për të pasur një marrëdhënië  të shëndëtshme është pikërisht kjo dhe sidomos komunikimi për cështje sensitive dhe që shume persona mendojnë që ndonjëherë dicka i përket vetëm një partneri. Por në fakt i përkasin të dyve dhe për më tepër kur flitet per Higjenën .

 

Që komunikimi të jetë sa më efektiv duhet të ndiqni këto rregulla:

a.      Jini të hapur për cdo gjë

b.     Tregohuni të butë në momentin që doni të thoni dicka dhe kur doni të bëni një pyetje gjeni momentin e përshtatshëm ( psh kur jeni duke u argëtuar ose bërë humor)

c.      Respektoni mendimet dhe idetë e njeri tjetrit

d.     Për të thyer akullin bëni pak humor në fillim.

e.      Jini fleksibël. Ka disa gjëra që partneri juaj nuk i konsideron të rëndësishmë ose ka rregulla të tjera për të mbajtur higjenen prandaj është e rëndësishme të përshtateni dhe ju .

f.      Mos e filloni bisedën me nënkuptime ,por tregohuni të drejtpërdrejte .

g.     Dhe nëse nuk jeni të sigurt për dicka , bëni gjithmonë pyetje – duke pyetur ju tregoni që kujdeseni për partnerin dhe marrëdhënien tuaj .

 

Duke folur me partnerin për higjenën dhe për marrëdhënien tuaj ju do të hidhni hapin e parë dhe më kryesor ne krijimin e një marrëdhënie tepër të shëndetshme dhe do të ndiheni më rehat dhe të sigurt në atë që po bëni .

 
 

 

 

en_USEnglish