Search
Close this search box.

Rrjeti i organizatave Zeri i te Rinjve

Me shume ze per te rinjte

Metodat Mbrojtëse

Metodat Mbrojtëse

Cilat janë pasojat që mund të vijnë nga mos-përdorimi i masave mbrojtëse?

Boom! Sot do të flasim për një temë mjaft serioze, por ne do ta mbajmë atë cool dhe interesante për ju:. Mos u largoni  sepse çdo informacion mund të jetë i dobishëm per ju dhe bashkëmoshatarë tuaj .

Mos-përdorimi i masave mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale mund të sjellë disa pasoja, përfshirë:

1.Risk të  shtuar për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST):

Infeksione Virale :HIV , Hepatiti , Herpes simplex, Human Papilloma Virus ( HPV)  që shkatkojnë sëmundje të pakurueshme . Infeksione Bakteriale : Sifilizi, Gonorrea , Klamidia ,Trikomoniasis që shkaktojnë sëmundje të kurueshme.

Kujdes! Masa mbrojtëse e vetme që të mbron nga IST ështe kondomi( prezervativi ) mashkullor ose femëror .

2.Shtazania  e Papritur: Nëse mos-përdorimi i masave mbrojtëse ndodh mes partnerëve të seksit të kundërt, ka mundësi të lartë për shtatzani të papritur ose të paqëllimshme.

3.Komplikacionet e Shtatzanisë dhe Abortit: Nëse një shtatzani e papritur ose e paqëllimshme  ndodh, mund të ketë nevojë për abort, i cili mund të sjellë komplikime të ndryshme shëndetësore, si infeksionet, hemorragjia, dhe probleme në shtatzanitë e ardhshme.

4.Probleme të Shëndetit Mendor: Pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, problemet  mendore si stresi, ankthi, depresioni , mund të ndodhin për shkak të frikës ndaj IST ose shtatzanisë së papritur.

Asnjëri nuk do donte ti ndodhte dicka nga këto më sipër ,apo jo !?  Pra nese jeni duke kryer marrëdhënie përdorni masat mborjtëse gjithmone , Mos i neglizhoni asnjëherë të vetme . Të bësh dicka të tillë tregon zgjuarësi , është njësoj si kur hipën në makinë dhe vendos rripin e sigurimit sa herë ulesh . Ti je duke mbrojtur veten dhe partnerin tënd njëkohësisht.

Publikuar se fundmi

bashkohuni me Komunitetin!

na ndiqni ne social media

bashkohuni me Komunitetin!

Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
Uncategorized

Thirrje për ekspert për rishikimin e Manulit Kombëtar për trajnimin e Edukatorëve Bashkëmoshatar “Y-PEER”

Një tjetër mundësi për eskpert? Nëse ke eksperience dhe ekspertizë mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues si dhe edukimin bashkëmoshatar atëherë KJO THIRRJE ËSHTË PËR TY Ne kuadër te projektit “Right Here, Right Now”, Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe Rrjeti Y-PEER  hap thirrjen për 1 ekspert i/e cili/a do të angazhohet për rishikimin e manualit të trajnimit për Edukatorët Bashkëmoshatar. Lexo thirrjen me poshtë per me shume informacion! Nxitoni të aplikoni!

Uncategorized

Thirrje për eskpert/trajner për implementimin e kurrikules “Journey4Life”

Një tjetër mundësi për eskpert/trajner rinor? Nëse të pëlqen të angazhohesh si trajner mbi shëndetin seksual dhe riprodhues dhe ke pasion punën me të rinjtë, kjo thirrje është për ty. Ne kuadër te projektit “Supporting the first implementation of Jurney4Life curriculum in 4 High Schools”  Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”  hap thirrjen për eskpert/trajner për implementimin e kurrikules “Journey4Life” Lexo thirrjen me poshtë per me shume informacion! Nxitoni të aplikoni! Afati: 14 Tetor

Thirrje per trajner!

Je një trajner dhe keni eksperiencë mbi paqen dhe sigurinë? Jeni një Edukator Bashkëmoshatar me eksperiencë? Kjo thirrje është për ty. Ne kuadër te projektit ““Youth 4 Inclusion, Equality & Trust.”  Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”  hap thirrjen per trajner për realizimin e 7 trajnimeve dy ditore në 7 qarqe të Shqipërisë. Lexo thirrjen me poshtë per me shume informacion! Nxitoni të aplikoni! Afati: 23 Shtator 2022 FacebookWhatsAppTwitter

en_USEnglish