EmpowerED Futures
Blended Education for Roma and Egyptian Communities in Tirana Municipality
Një projekt 12-mujor që synon të përmirësojë përfshirjen arsimore dhe arritjet e fëmijëve romë dhe egjiptianë në Bashkinë Tiranë përmes blended learning, mbështetjes pas-shkollore dhe forcimit të kompetencave digjitale.
Rreth projektit
EmpowerED Futures është një iniciativë e fokusuar në rritjen e aksesit në arsim cilësor për fëmijët romë dhe egjiptianë në Tiranë. Projekti synon të mbështesë përfshirjen e tyre në procesin mësimor dhe të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve arsimore përmes qasjeve të kombinuara të mësimit.
Ku zbatohet?
Projekti zbatohet në 3 shkolla të Bashkisë Tiranë, në Njësitë Administrative 1, 4 dhe 14, me fokus te fëmijët romë dhe egjiptianë, mësuesit dhe prindërit e tyre.
Qëllimi
Të forcojë përfshirjen arsimore të fëmijëve romë dhe egjiptianë dhe të ndihmojë në uljen e pengesave që ndikojnë në pjesëmarrjen dhe suksesin e tyre në shkollë.
Përfituesit
Projekti përfshin fëmijët, mësuesit dhe prindërit, duke krijuar një qasje të integruar ku shkolla dhe familja bashkëpunojnë për të mbështetur të nxënit.
Qasja
Përmes blended learning, mbështetjes pas-shkollore, mentorimit dhe forcimit të kompetencave digjitale, projekti synon ta bëjë procesin mësimor më të aksesueshëm dhe më efektiv.
Aktivitetet kryesore
Një hap drejt arsimimit gjithëpërfshirës
EmpowerED Futures synon të krijojë më shumë mundësi, barazi dhe mbështetje për fëmijët romë dhe egjiptianë, duke ndërtuar ura më të forta mes shkollës, familjes dhe komunitetit.