Njoftim për Procedurën e Tenderimit për Blerjen e Materialeve Kancelarike dhe Didaktike në kuadër të Projektit “Empowered Futures for Blending Education of Roma and Egyptian Communities in Tirana Municipality”

Njoftim për Procedurën e Tenderimit për Blerjen e Materialeve Kancelarike dhe Didaktike në kuadër të Projektit “Empowered Futures for Blending Education of Roma and Egyptian Communities in Tirana Municipality”

Thirrje për Aplikim – Procedurë e Hapur Tenderimi

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe përfshirjen sociale të komuniteteve në nevojë!

YVNO fton të gjitha subjektet e interesuara të aplikojnë për furnizimin me materiale zyrtare dhe didaktike për tre shkolla publike në Bashkinë e Tiranës: “Androkli Kostallari”, “Gjon Buzuku” dhe “Yzberisht”. Ky furnizim do të mbështesë përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mjedisit arsimor për komunitetet Romë dhe Egjiptianë, duke siguruar mjete të nevojshme për mësimin e kombinuar.

Kriteret e Përzgjedhjes

Për t’u konsideruar të vlefshme, ofertuesit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Ekstrakt Historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) (jo më i vjetër se 3 muaj)
  • Formulari i Entitetit Ligjor (LEF) (Annex II)
  • Dokument i llogarisë bankare (me firmën e zyrtarit bankar dhe vulën e bankës)
  • Oferta Financiare (duhet të dorëzohet në Euro duke përdorur formatin e ofruar nga YVNO

Dorëzimi i Ofertave

Ofertat duhet të dërgohen deri më 25 Gusht 2024, ora 16:30, në mënyrat e mëposhtme:

Me email: albyouthvoice@gmail.com
Dorazi: Zyra e YVNO, Rruga “Bajram Curri Boulevard”, Nd.280 H5 Ap.4, Tirana 1015

Kriteret e Vlerësimit

  • Vlerësimi Teknik: Do të konsiderohen të pranueshme vetëm ofertat që plotësojnë kriteret teknike minimale.
  • Vlerësimi Financiar: Kontrata do të jepet ofertuesit me çmimin më të ulët që përmbush kriteret teknike të përcaktuara.Shkarko termat e referncës

 

 

bashkohuni me Komunitetin!
Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
en_USEnglish
Skip to content