Thirrje për Aplikim – Procedurë e Hapur Tenderimi
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi për të ndihmuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin!
Përshkrimi i Kontratës
YVNO fton të gjitha subjektet e interesuara të aplikojnë për furnizimin me refreshments dhe snacks në kuadër të projektit që po zbatohet në shkollat publike “Androkli Kostallari”, “Gjon Buzuku” dhe “Yzberisht” në Bashkinë e Tiranës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë qasjen në arsim për fëmijët Romë dhe Egjiptianë përmes metodave të reja edukative dhe përdorimit të teknologjisë dixhitale.
Kriteret e Përzgjedhjes
Për t’u konsideruar të vlefshme, ofertuesit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ekstrakt Historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) (jo më i vjetër se 3 muaj)
- Formulari i Entitetit Ligjor (LEF) (Annex II)
- Dokument i llogarisë bankare (me firmën e zyrtarit bankar dhe vulën e bankës)
- Oferta Financiare (duhet të dorëzohet në Euro duke përdorur formatin e ofruar nga YVNO)
Kliko për të shkarkuar dokumentacionin:
Dorëzimi i Ofertave
Ofertat duhet të dërgohen deri më 25 Gusht 2024, ora 16:30, në mënyrat e mëposhtme:
Me email: albyouthvoice@gmail.com
Dorazi: Zyra e YVNO, Rruga “Bajram Curri Boulevard”, Nd.280 H5 Ap.4, Tirana 1015
Kriteret e Vlerësimit
- Vlerësimi Teknik: Do të konsiderohen të pranueshme vetëm ofertat që plotësojnë kriteret teknike minimale.
- Vlerësimi Financiar: Kontrata do të jepet ofertuesit me çmimin më të ulët që përmbush kriteret teknike të përcaktuara.