Thirrje për ekspert/grup ekspertësh:
Vlerësimi i nevojave lokale të të rinjve mbi çështjet që lidhen me agjendën e OKB-së për të rinjtë, paqen dhe sigurinë (Youth, Peace and Security agjenda).
Qëllimi i këtij shërbimi/ekspertize është hartëzimi i nevojave lokale të të rinjve në lidhje me rreth axhendës për rininë, paqen dhe sigurinë (YPS). Eksperti i angazhuar do të ndihmojë në zhvillimin e një metodologjie të saktë dhe të përballueshme për të mbledhur informacion mbi nevojat e të rinjve dhe të përpilojë rekomandime që këto nevoja të adresohen dhe të përfshihen në politikat dhe programet ekzistuese të njësive qeverisëse lokale.
| DETYRAT | AFATET |
| Finalizimi i metodologjisë, përcaktimi i rajoneve ku do të mblidhen të dhënat, finalizimi i listës se stakeholders për tu përfshirë në studim. | 25-28Shtator |
| Përgatitja e instrumenteve për grumbullimin e të dhënave për hartëzimin e nevojave lokale të të rinjve. | 29 Shtator-3 tetor |
| Mbledhja e të dhënave | 3 tetor-18 Tetor |
| Përgatitja e raportit final dhe hartimi i rekomandimeve për integrimin e nevojave të rinisë në planet bashkiake për të rinjtë. | 19-25 Tetor |
| Reflektimi i komenteve dhe feedbacku nga stafi i YVNO-së dhe UNFPA-së dhe validimi i gjetjeve. | 25-28 Tetor |
| Dorëzimi i raportit final te ekspertit | 30 Tetor |
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 20 Shtator 2024
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën:
Rruga “Bulevardi Bajram Curri” Nd. 280 H5 Ap.4, Tiranë 1015
ose nëpërmjet emailit: albyouthvoice@gmail.com