Thirrje për ekspert ose grup ekspertësh për hartimin e një programi mentorimi

Thirrje për ekspert ose grup ekspertësh për hartimin e një programi mentorimi

Thirrje për ekspert ose grup ekspertësh për hartimin e një programi mentorimi (guidë praktike/ udhërrëfyes) për organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë, dhe paqendërtuesit e rinj.

Qëllimi i këtij shërbimi është krijimi i një udhëzuesi gjithëpërfshirës për programin e mentorimit, i cili do të ndihmojë organizatat rinore/për të rinjtë si dhe paqendërtuesit e rinj të integrojnë agjendën e Rinisë, Paqes dhe Sigurisë (YPS) në planet e tyre strategjike. Programi i mentorimit do të shërbejë për të mbështetur të rinjtë dhe organizatat rinore/për të rinjtë në përvetësimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për t’u bërë aktorë të fuqishëm në proceset e ndërtimit të paqes dhe sigurisë në Shipëri dhe që mund të shërbejë si model për organizatat rinore/ për të rinjtë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

DETYRAT AFATET
Mbledhja dhe analizimi i dokumenteve te nevojshme për hartimin e udhëzuesit, midis te cilëve edhe hartezimi i nevojave te organizatave rinore per ngritje kapacitetesh ne Axhenden e OKB-së për Paqen dhe Sigurinë për te rinjtë (materiali do vihet ne dispozicion nga kontraktuesi) 25-30 Shtator
Hartimi/rishikimi i metodologjisë se punës.

Përgatitja dhe dorëzimi i një dokumenti mbi strukturën  e udhërrëfyesit.

Konsultimi dhe dakortesimi me kontraktuesin.

1-3 tetor
Krijimi i draftit të parë të udhëzuesi për programin e mentorimit që përfshin temat dhe axhendat e trajnimit, materialet dhe burimet e nevojshme për të mentoruar organizatat Rinore/për të rinjtë dhe paqendërtuesit e rinj. 4-10 Tetor
Finalizimi i udhërrëfyesit si dhe moduleve trajnuese që mbulojnë tema që lidhen me agjendën “Të rinjtë, paqja dhe siguria ”

  • Sigurimi që programi i mentorimit të përfshijë strategji të qarta dhe praktike për integrimin e agjendës YPS në planet dhe politikat strategjike të organizatave Rinore/për të rinjtë
  • Ofrimi i një liste burimore dhe materiale të nevojshme për zbatimin efektiv të programit të mentorimit
11 Tetor-22 Tetor
Sesion validimi/mbledhje feedback me organizatat rinore/për të rinjtë (Logjistika do të mbulohet nga YVNO). Pilotimi i udhërrëfyesit 23-25 Tetor
Finalizimi i udhërrëfyesit 26-29 Tetor
Dorëzimi i raportit final te ekspertit 30 Tetor

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 20 Shtator 2024

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën:

Rruga “Bulevardi Bajram Curri” Nd. 280 H5 Ap.4, Tiranë 1015
ose nëpërmjet emailit: albyouthvoice@gmail.com

Tor-Expert Mentorship Program for Youth NGOs

bashkohuni me Komunitetin!
Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
en_USEnglish
Skip to content