Thirrje për Pjesëmarrës – Akademia e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve #14
✨ 27 Qershor – 1 Korrik 2025
📍 Voskopoje, Korçë
🔹 Afati i aplikimit: 22 Maj
Akademia e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve është një aktivitet i përvitshëm që prej vitit 2012, i organizuar nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) dhe Rrjeti “Zëri i të Rinjve”, mbështetur nga Zyra e UNFPA në Shqipëri në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i Japim Fund Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri” – Faza e Dytë, financuar nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
Akademia synon të fuqizojë të rinjtë me njohuri themelore mbi të drejtat e njeriut në shoqërinë demokratike, angazhimin qytetar, luftimin e dhunës me bazë gjinore, barazinë gjinore, mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
📝 Gjatë pesë ditëve të Akademisë, pjesëmarrësit do të trajnohen në mënyrë interaktive nga lektorë shqiptarë dhe të huaj mbi temat:
- të drejtat e njeriut dhe minoriteteve
- konventat ndërkombëtare dhe ligjet kombëtare
- barazia gjinore dhe angazhimi i djemve
- dhuna me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme
- përfshirja e të rinjve në vendimmarrje
- media, fushatat elektorale dhe roli i parlamentit
🌟 Edicioni #14 sjell gjithashtu risitë e tij unike:
- aktivitete në bashkëpunim me komunitetin lokal të Voskopojës
- trajnime për DJ-ing social dhe prodhim podcast-esh
- hapësira kreative dhe surpriza angazhuese që lidhen me kauza sociale
✅ Kush mund të aplikojë? Të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipërja, të moshës 18-26 vjeç.
✉️ Të rinjtë që kalojnë fazën e parë të aplikimit do të intervistohen nga një komision i posaçëm dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të angazhohen edhe në aktivitetet pas akademisë (follow-up).
Ky aktivitet organizohet nga Youth Voice, mbështetur nga Zyra e UNFPA në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i Japim Fund Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri” – Faza e Dytë, financuar nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.