Thirrje për Pozicion të Hapur

Thirrje për Pozicion të Hapur

Koordinator Projekti (part-time) 2023

Vendi: Tirane

Data e fillimit: 1 Prill 2023

Kohezgjatja: 9 muaj (me te drejte rinovimi)

Koordinatori i Projektit është një pozicion pjesë e stafit të brendshëm të Organizatës. Fokusi kryesor i punës së koordinatorit qëndron në sigurimin e efektivitetit në menaxhimin e projekteve duke ofruar rezultatet e duhura teknike, operative, financiare dhe administrative gjatë ndjekjes së zhvillimit të projektit përmes monitorimit, vlerësimit dhe raportimit gjatë çdo faze të tij.

Koordinatori i Projektit do të punojë nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv dhe do të jetë përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit që koordinon.

Në këtë kuadër, ai siguron që rezultatet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet përkatëse, marrëveshjet dhe kontratat duke arritur menaxhimin dhe koordinimin e përgjithshëm të punës me qëllim dorëzimin në kohë të rezultateve të projektit.

bashkohuni me Komunitetin!
Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
en_USEnglish
Skip to content