Thirrje për Pozicion:Koordinator Projekti (part-time)

Thirrje për Pozicion:Koordinator Projekti (part-time)

Përshkrimi i punës

Koordinatori i Projektit është një pozicion pjesë e stafit të brendshëm të Organizatës. Fokusi kryesor i punës së koordinatorit qëndron në sigurimin e efektivitetit në menaxhimin e projekteve duke ofruar rezultatet e duhura teknike, operative, financiare dhe administrative gjatë ndjekjes së zhvillimit të projektit përmes monitorimit, vlerësimit dhe raportimit gjatë çdo faze të tij.
Koordinatori i Projektit do të punojë nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv dhe do të jetë përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit që koordinon.
Në këtë kuadër, ai siguron që rezultatet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet përkatëse, marrëveshjet dhe kontratat duke arritur menaxhimin dhe koordinimin e përgjithshëm të punës me qëllim dorëzimin në kohë të rezultateve të projektit.
Stafi i “Zëri i te rinjve” do të mbështesë personin e përzgjedhur përgjatë punës së tij pranë apo jashtë zyrave të organizatës. Çdo detyrë e kryer nga Koordinatori duhet të jetë  në përputhje me rregullat dhe politikat e rrjetit si dhe kërkesat e donatorëve.

Shkarko termat e references

ToR-Koordinator-Projekti-YVNO 2023 Shtator- Dhjetor

bashkohuni me Komunitetin!
Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
en_USEnglish
Skip to content