Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Burim i ri për Paqtuesit e Rinj: Udhëzues për trajtimin e narrativave të dëmshme

Jemi të kënaqur të njoftojmë publikimin e “Udhëzuesit për Paqtuesit e Rinj për të Trajtuar Narrativat e Dëmshme”, i përkthyer dhe kontekstualizuar nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të rinve”. Ky udhëzues, fillimisht i prodhuar nga United Network of Youth Peacebuilders (UNOY) u sollë në gjuhën shqipe në kuadër të projektit “Rethinking Youth (ReYouth) – Youth Tackling Harmful Narratives” , i mbështetur nga UNOY dhe IREX, i është në dispozicion në shqip, duke ofruar mbështetje të plotë për komunitetin tonë.

Rreth Udhëzuesit:

Ky udhëzues është një dokument bashkëpunues që konsolidon punën dhe kontributin e 11 anëtarëve të UNOY që morën pjesë në programin e zhvillimit të kapaciteteve të UNOY-it në vitin 2022. Ky program, i fokusuar në promovimin e shoqërive paqësore dhe kohezive në Evropë, ndriçon çështjet kryesore në lidhje me narrativat e dëmshme dhe ofron mjete për trajtimin e tyre në mënyrë efektive.

Veçoritë Kryesore:

  • Përkufizime dhe kontekst: Udhëzuesi ofron qartësi mbi terma si dezinformimi, keqinformimi, gjuha e urrejtjes dhe narrativat e dëmshme, duke shpjeguar implikimet e tyre për ndërtuesit e paqes dhe shoqërinë në përgjithësi.
  • Metodologji praktike: Një qasje hap-pas-hapi ndihmon paqtuesit e rinj të krijojnë fushata që promovojnë narrativa alternative, përfshirë strategjitë për luftimin e narrativave të dëmshme dhe nxitjen e angazhimit pozitiv.
  • Aplikime në jetën reale: Udhëzuesi përfshin studime rasti nga anëtarët e UNOY, duke treguar se si të zbatojnë efektivisht metodologjitë e tij. Ai gjithashtu përfshin mjete dhe burime për monitorimin dhe matjen e suksesit të fushatave.

Bashkëpunimi dhe mbështetja:

Përkthimi dhe kontekstualizimi i këtij udhëzuesi nga YVNO përputhet me misionin tonë për të mbështetur angazhimin e të rinjve, ndërtimin e paqes dhe shoqëritë kohezive. Ftojmë paqtuesit e rinj të tjerë, organizatat e udhëhequra nga të rinjtë dhe aleatët që të përdorin këtë udhëzues, ta ndajnë atë në rrjetet e tyre dhe të bashkohen me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar narrativat e dëmshme dhe për të promovuar shoqëri paqësore.

Për më shumë informacion dhe për t’u përfshirë, ju lutemi kontaktoni në network@unoy.org

Shkarkoni udhëzuesin:The Young Peacebuilders’ Guide To Tackling Harmful Narratives.Albanian Version

bashkohuni me Komunitetin!
Merr me email informacione, evente dhe lajmerime.
en_USEnglish
Skip to content